Mbi 120 pacientë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Fierit, si pasojë e virozave sezonale dhe gripit. Mjekja Ilva Çuni flet për një fluks të lartë të prekurish mes grupmoshave 15–25 vjeç dhe 70–80 vjeç, ndërkohë që fatkeqësisht nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale.