Shtohet fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat në pediatrinë e Korçës. Rritja e temperaturave ka bërë që çdo ditë pranë Shërbimit të pediatrisë të bëhen thuajse 70 vizita, një shifër më e lartë krahasuar me mesataren ditore të periudhave normale. Grupmosha më e prekur është ajo 0-1 vjeç.