Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve. Përgjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria rreth 6700 shtetas ndërsa kanë hyrë 2800 të tjerë. Aktualisht policia shqiptare është duke e përballuar fluksin e largimeve me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje ndërsa policia greke ka 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.