Fluksi i shtuar i qytetarëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës. Radha është krijuar për ata qytetarë që dalin nga Shqipëria dhe futen drejt Greqisë. Për datën 10 Gusht, në Kapshticë 8163 qytetarë hynë në Shqipëri dhe 3963 dolën në drejtim të Greqisë.