Top Channel/ Fluks i shtuar në portin e Durrësit, kulmi pritet këtë fundjavë
19/07/2024 14:57

Rritja e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit turistik ka sjellë masa të reja në portin detar të Durrësit. Ashtu si çdo vit në sezon, kur kurba e udhëtarëve dhe automjeteve që mbërrijnë nga shteti fqinj rritet, autoritetet portuale shtojnë lëvizjet e trageteve në dy brigjet e Adriatikut dhe rrisin kapacitetet përpunuese për të shmangur vonesat. Nga kjo fundjavë dhe në vazhdim në portin e Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës, lundrime të përditshme në linjën e Ankonës, si dhe shtim të sporteleve të policisë kufitare dhe doganës për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve. Të shtunën veçanërisht pritet që një fluks i lartë udhëtarësh të mbërrijë në portin e Durrësit, kryesisht shtetas të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Evropë dhe kthehen për pushime në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk mungojnë as turistët e huaj që zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë. Sipas Kapitenerisë së Portit Durrës, javën e fundit kanë mbërritur në këtë vendkalim kufitar rreth 15 mijë persona. Sipas kapitenit të portit të Durrësit Taulant Allka, edhe këtë sezon janë marrë të gjitha masat për të siguruar një përpunim të shpejtë dhe pa vonesa për ata që mbërrijnë në vendin tonë, ndërkohë fillimi i muajit gusht dhe mesi i tij (Ferragosto) do të sjellë dhe më shumë fluks në port, pasi mijëra anëtarë të diasporës shqiptare në vendet e Bashkimit Europian marrin pushimet dhe kthehen pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04