Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të dhënat e rreth 33 mijë shtetasve. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë, qarkullimi i mjeteve është kryer pa ndalesa, duke shmangur radhët e gjata në kufi.