Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i personave dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes portit detar të Durrësit. Paraditen e sotme kanë mbërritur me tre tragete të linjës afro 4400 persona dhe 1165 mjete. Në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjera me afro 2500 udhëtarë.