Gjatë një jave në Shkodër janë vendosur 635 gjoba, nga Policia Rrugore. Policia ka ushtruar kontrolle të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar.