Vala e largimit të emigrantëve të cilët pushuan në Shqipëri ka nisur duke sjellë edhe ngarkesa në kufi. Emigrantët tani kanë nisur rikthimin drejt Greqisë, duke shtuar fluksin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, çka ka bërë që në disa orare të krijohen edhe radhë automjetesh por vonesat në një situatë të tillë konsiderohen normale. Të premten 5000 persona u regjistruan në dalje të Shqipërisë ndërsa deri mesditën e së shtunës u regjistruan 2700 dalje, shifër që pritet të rritet.