Nga episodi i 6-të i sezonit të 5-të, i podkastit “Flasim”, Rama përmendi sërish rritjen e përvitshme të pensioneve dhe reformën e rritjes së pagave, duke filluar nga janari 2026. “Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”-u shpreh Rama.