Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet. Ai u ndal edhe te infrastrukturat e godinave të reja të drejtësisë, një “mision” që sipas tij, qeveria do e merrte gjithashtu përsipër. Rama gjithashtu foli edhe për operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.