Me një sipërfaqe që tani kalon 800 m², ky është flamuri kombëtar më i madh, i hapur për 12 vite në stadiumet ku ka luajtur kombëtarja kuqezi, si dhe në festa brenda e jashtë kufijve. Artur Lati, një rrobaqepës në pension, dhe Kristaq Ziu, qytetar nga Fieri, tregojnë se ideja për të prodhuar një flamur të përmasave kaq të mëdha lindi në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kur ky flamur u shpalos për herë të parë në qendër të Fierit. Më pas, ai është shfaqur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në Prishtinë dhe Prekaz, duke mbuluar kullën e Jasharëve.