Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen Flamur Nokës në sallë, duke i thënë të mos ketë reagime të tilla me median. Noka ngriti pretendime se operatorët filmojnë edhe telefonat e deputetëve. Debati mes të dyve la të kuptohet që deputeti demokrat ka kryer një gjest të pahijshëm ndaj kameramanit, që e quan “kameramanin tuaj” kur i drejtohet Nikollës. Kryeparlamentarja i tërheq vëmendje dhe i kujton se ata janë kameramanë të medias.