Spektakli ngjyrë rozë që dhurojnë flamingot në lagunën e Nartës ka shtuar interesin e turistëve vendas dhe të huaj, për të vizituar zonën e mbrojtur në Vlorë. Në paktetat turistike është shtuar tashmë edhe laguna e nartës, ku përpos natyrës së vecantë, mund të shijohet edhe pamja që ofrojnë rreth 5000 flamingot që qëndrojnë atje.