Laguna e Nartës po kthehet në një vend ku shpendët po gjejnë sigurinë në habitatin e tyre. Mbi 200 Pelikan Kaçurrel janë afruar kohet e fundit në ketë Lagunë , ndërkohë që mbi 4000 Flamingo vijojnë ta kenë Lagunën shtëpinë e tyre. Çifti Biba që kanë shtëpinë buzë Lagunës, shijojnë mëngjesin e tyre nën shoqërinë e Flamingove. “Janë kthyer banorë tashmë për ne dhe shijojmë shoqërinë e njëri tjetrit çdo mëngjes”.