Vatrat e zjarrit në Pishporo të Fierit janë ende aktive dhe që prej mesditës së djeshme po djegin një sipërfaqe të madhe me pisha në zonën e mbrojtur. Në orët e para të mëngjesit në një perimetër të konsiderueshëm, zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësit, por era ka favorizuar përhapjen e flakëve në vatrat e mbetura të zjarrit.