Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë në fshatin Fermë - Çlirim në Fier. Zjarri ka rënë fillimisht në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. 4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit e kanë pasur të vështirë neutralizimin e flakëve për shkak të materialeve sfungjerore. Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të papërfshira nga flakët bazën materiale. Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re të zeza tymi kanë mbuluar të gjithë zonën.