Zbardhen pamjet nga incidenti në Korçë, ku një apartament ka marrë flakë në një pallat në unazën e qytetit. Zjarri ka rënë në banesën e një të moshuare. Materialet e djegura në brendësi të apartamentit kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi të cilat kanë mbuluar të gjithë godinën. Ndërkaq, 64-vjeçarja me inicialet R.E. mbeti e asfiksuar nga tymi dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.