Duhet të ishte seanca më e rëndësishme e vitit për parlamentin dhe më e gjata, kjo e diskutimi të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm por rezultoi më e shkurtra në historinë e parlamentit në këto 33 vite. Deputetët e rithemelimit, në vend të përfshirjes në debat me propozime dhe amendamente të projekt buxhetit, zgjodhi ndezjen e flakadanëve madje prodhoi edhe zjarr vënie në sallën e parlamentit.