Momente dramatike kanë qenë ato që kanë përjetuar qytetarët në një qendër tregtare në Lushnjë, ndërsa dyshohet se mbinxehja e një kondicioneri ka shkaktuar një shpërthim duke djegur materiale rrotull, derisa mori i gjithë kati i tretë godinës. Nga raportimet e derimëtanishme bëhet me dije se flakët kanë mbërritur deri në katin e pestë.