Një sërë serbësh në veri të Kosovës i konsiderojnë joreale masat dhe kërkesat e paraqitura nga presidenti serb Aleksandar Vucic në fjalimin e tij të para pak ditëve, e thonë se nuk mund mund të kompensohet “dëmi” i shkaktuar anëtarëve të komunitetit serb nga largimi prej institucioneve atje. “Kjo është si të gjuash topin në mur e ai të të kthehet mbrapsht”, tha një prej tyre për REL.