Top Channel/ Fjalimi i fortë i Mark Rutte: Investoni, ose mësoni rusisht!
14/01/2025 19:58

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në paraqitjen e tij të parë në Parlamentin Evropian ka kërkuar që vendet evropiane të rrisin investimet e tyre në mbrojtje, sepse siguria që sot gëzojnë s’mund të jetë e garantuar me kapacitetet ekzistuese. Rutte shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj NATO-s, por i ka dhënë të drejtë edhe presidentit të zgjedhur, Donald Trump se vendet evropiane duhet në investojnë më shumë në mbrojtje. Shefi i NATO-s deklaroi se është iluzion që të formohet një “NATO Evropiane” pa SHBA-në, së paku në 20 vitet e ardhshme, pasi për një gjë të tillë vendet evropiane do të duhej të ndajnë 8 për qind për mbrojtje nga bruto prodhimi i tyre vendor. “Mbi 60 për qind e investimeve në mbrojtje, që në total bëjnë të gjitha vendet e NATO-s, janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra të gjitha 31 vendet tjera, përfshirë edhe Kanadanë, ndajnë më pak se 40 për qind. Kjo dëshmon se sa iluzion është një NATO e fortë pa Amerikën. Dhe një NATO e tillë nuk na nevojitet pasi kjo që kemi na ka shërbyer kaq mirë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Rutte. Momentalisht kërkesa e NATO-s është që vendet anëtare të shpenzojnë së paku 2 për qind nga PBB për mbrojtjen. “Ne sot kemi siguri, por nuk do ta kemi në pesë vitet e ardhshme. Pra ose investoni më shumë në mbrojtje ose regjistrohuni në një kurs të gjuhës ruse apo shkoni në Zelandën e Re”, u ka thënë Rutte deputetëve të Parlamentit Evropian, duke kërkuar nga ata që të ndihmojnë në rritjen e investimeve në mbrojtje.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45