Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025. Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi. Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.