Në mbledhjen e mbajtur dje pasdite, jashtë radhe të këshillit Bashkiak Dibër u bë betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Spahiu merr këtë mandat 1-vjeçar, pas dorëheqjes së Dionis Imerajt i cili kandidoi për deputet në 2021, dhe nuk fitoi.