Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festën e Fitër Bajramit. Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar. Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret.