Besimtarët myslimanë të Gjirokastrës, të cilët festojnë sot Fitër Bajramin, kanë falur në orët e para të mëngjesit namazin. Të rritur dhe fëmijë ishin të pranishëm në ritin e faljes, në xhamitë e qytetit, me lutjet dhe shpresën për paqe, harmoni dhe mbarësi mes njëri-tjetrin. Kjo ditë shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Myftiu përcolli mesazhe urimi për besimtarët.