Firmoset në Romë marrëveshja tripalëshe për transplantin e organeve mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Universitetit Tor Vetgata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast në Universitetin Tor Vergata në Romë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e konsideroi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për realizimin e transplanteve në Shqipëri dhe thellimin e bashkëveprimit në fushën e shëndetësisë me shtetin fqinj.