Top Channel/ Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia
12/07/2024 21:37

Parlamenti i Finlandës kaloi këtë të premte një ligj, i cili u jep pushtet rojeve kufitare t’i kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të treta në kufirin e saj me Rusinë. Finlanda e ka akuzuar Rusinë se po i armatos emigrantët duke i nxitur shumë prej tyre nga vende si, Siria dhe Somalia, ta kalojnë kufirin, por Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat. Helsinki beson se Moska po e bën një gjë të tillë si shenjë hakmarrjeje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, e cila e mbështet Ukrainën kundër pushtimit rus. Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit, Petteri Orpo, tha se projektligji ishte vendimtar për ta parandaluar mbërritjen e emigrantëve në të ardhmen, pavarësisht se ai është në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Finlandës për të drejtat e njeriut. “Ky është mesazh i fuqishëm për Rusinë, mesazh i fuqishëm për aleatët tanë, se Finlanda kujdeset për sigurinë e vet, se ne kujdesemi për sigurinë e kufirit të BE-së”, tha Orpo në një konferencë pas votimit. Asnjë azilkërkues nuk ka mbërritur në Finlanda prej marsit. Finlanda i mbylli kufijtë tokësorë me Rusinë në fund të vitit të kaluar. Veprimi i Finlandës është i ngjashëm me hapat që në vitet e fundit i kanë ndërmarrë vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë, për ta bërë më të vështirë për emigrantët ta kalojnë kufirin nga Rusia apo nga aleatja e saj, Bjellorusia. Pamjet: AFP

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55