Bashkia e Tiranës do të financojë me 41 milionë e 300 mijë lekë Federatën Shqiptare të Futbollit për realizimin e aktivitetit të Europa Confference League që do të mbahet në Tiranë më 25 maj. Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, aty ku kryebashkiaku Veliaj tha financimi nuk është për federatën por një mundësi për qytetin, ku pritet të mbërrijnë nga 40mijë-100 mijë veta.