Finalja e madhe e Conference League e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania” ka blinduar kryeqytetin. Dhjetëra mjete të FNSH janë pozicionuar tek Akademia e Arteve, ndërsa në rrugët e Tiranës ka më shumë efektive policie sesa qytetarë.