I dyshuari kryesor për atentatin me eksploziv ndaj Indrit Sadedinit të dielën në Vlorë është një person që është kapur nga kamerat e sigurisë të bëjë lëvizje të dyshimta para shpërthimit. Ai ka ardhur rreth zonës disa herë me motor dhe kapuç në kokë përpara se Sadedini të zbriste nga makina e blinduar e t’i drejtohej apartamentit të tij. Shihet të hedhë përtokë një send të dyshimtë të mbuluar me kuti kartoni 15 minuta para atentatit.