Shqiptarët e Kosovës përfunduan pushimet në bregdetin tonë këtë fundjavë, pasi nesër, atje nis viti i ri shkollor 2024-2025. Shumica e pushuesve nga Kosova kanë menduar të përfundojnë pushimet verore pasi fillojnë punën normalisht në institucionet e tyre. Për pasojë, në rrugën e Kombit ka patur gjatë gjithë ditës qarkullim të shtuar të automjeteve ndërsa në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë.