Në Manastirin e Graçanicës janë mbledhur serbët, për të shënuar të ashtuquajturën “festën e Vidovdanit”. Rruga është e bllokuar dhe ka njësi të shtuara të Policisë së Kosovës për shkaqe sigurie. Më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend me rastin e Festës së Kurban Bajramit dhe festës së ashtuquajtur të serbëve “Vidovdanit”.