Top Channel/ Fiks Fare/ Jul Deda, Xhemi Shehu dhe 2 velinat e reja ju presin çdo mbrëmje në 20:10
09/09/2024 20:01

Starton sonte në ekranin më të dashur të shqiptarëve, sezoni i 22-të televiziv i emisionit Fiks Fare, që u jep zë dhe zgjidhje problemeve që shqetësojnë qytetarët. Moderimi këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 20.10 në Top Channel, Xhemi dhe Juli do t’ua bëjnë më të bukur tryezën shqiptarëve, duke u servirur investigime, kronika denoncuese, apo edhe intervista humoristike nga çdo cep i Shqipërisë. Në krah të dy moderatorëve do të jenë dy bukuroshe të reja. Balerinat profesioniste Dori dhe Luisa janë dy velinat e reja të “Fiks fare”, njëra shqiptare e tjetra spanjolle, e ashtu siç është bërë traditë njëra bjonde dhe tjetra brune. Në fokusin e puntatës së parë, që përkon me nisjen e vitit të ri shkollor, do të jenë problemet në arsimin shqiptar. Investigimi I Fiks Fare ka zbuluar veprimet abuzive të një mesuesi në një fshat të elbasanit, I cili u shkruan nxënëseve të klasave të nënta në rrjetin social facebook dhe u kërkon numrat e telefonit për të vazhduar komunikimin më tej me to. Te gjitha faktet e mbledhura por dhe dëshminë e vetë këtij mëusesi do ta ndiqni sonte në Fiks Fare. Programi më i ndjekur televiziv, i cili bazohet te denoncimet dhe korrupsioni i të gjitha hallkave të administratës, ka punuar gjatë këtyre javëve, duke zbuluar nga çdo skaj i Shqipërisë problematikat e shumta. Korrupsion, krime mjedisore, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë në tendera, falsifikime dokumentesh, e shumë tematika të tjera, janë investiguar nga Fiksi dhe do të transmetohen gjatë këtij sezoni televiziv. Gjithçka të faktuara, me zë dhe figurë, Fiksi vjen me risi, por duke ndjekur me fanatizëm analizimin e fakteve. Tashmë, sytë dhe veshët e shqiptarëve do të rikthehen në Top Channel, nga e hëna në të premte, pas edicionit qendror të lajmeve.

Top Channel/ Hetim për “Rejsi Pharma”,dyshohet abuzim me rimbursimet e qarkullim barnash të skaduara
11/03 12:03
Top News- U arratis në lagjet e Shkodrës/ ‘Barushi’ vijon në arrati, shoferi mohon njohjen me të
11/03 11:49
Top News – ‘Vezë’ ndaj godinës së SPAK. Protesta e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Ulajt
11/03 11:30
Top News – Task forcë për çmimin e naftës. Tatimet e doganat, kontroll faturave të tregtarëve
11/03 11:29
Top News – ‘Çoroditen’ Tatimet / 10-fishohen detyrimet e bizneseve në sistem
11/03 11:11
Top News-‘Po për mua, s’ka prezumim fajësie!’ Ahmetaj reagon pas deklaratave të Ramës në grupin e PS
11/03 10:50
Top News – Sherr me thika në Bulqizë. 3 të plagosur dhe 2 të shpallur në kërkim
11/03 09:49
Top News – KLP e penalizoi kur ishte i mitur. Strasburgu ndëshkon ‘përndjekjen’ e drejtësisë së re
11/03 09:42
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë, pamje nga vendngjarja
11/03 09:19
Top Channel/ Tentoi të vidhte një furgon, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova
11/03 09:13
Top News- Trump alarmohet me Iranin, ultimatumi i fundit: Hiqni minat nga Hormuzi
10/03 23:15
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
10/03 22:38
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top News- Lufta ‘godet’ karburantet/ Autoritetet monitorim tregut për të ndalur çmimet abuzive
10/03 21:55
Top News- Aksident i rëndë, makina del nga rruga e bie në kanal, humb jetën shoferi
10/03 21:42
Top News-“Ndaleni këtë poshtërsi!”, shpërthen Braçe për çmimin e naftës: Skemë që grabit qytetarin
10/03 21:12
Top News-PS kundër arrestimit të Ballukut/ Komisioni Europian për Top News: Vendim i takon Kuvendit
10/03 20:44
Top News- Irani sulm kundër Shqipërisë, hakerat “godasin” sistemin IT të Kuvendit
10/03 20:08
Top News – Ministri Hoxha takon Kallas: Shqipëria, e linjëzuar me politikën e BE
10/03 19:57
DIGITALB DIGITALB