Një grup qytetarësh në Fier protestuan pasditen e të dielës, për shkak të problemeve me ujin e pijshëm në qytet, duke e konsideruar këtë përtej çdo emergjence natyrore. Me pankarta në duar, qytetarët kërkuan zgjidhje konkrete, pasi prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Sipas protestuesve, qyteti është shumë larg standardit minimal që premtohet prej dekadash për ujë 24 orë në ditë. Ata kanë kërkuar njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi, pasi furnizimi me elementët jetik ujë e drita është e drejtë themelore e çdo qytetari. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.