Prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj ka deklaruar se situata është jashtë kontrollit me një përhapje të ekzagjeruar të flakëve. Pavarësisht ndihmës së marrë nga zjarrfikëset e Beratit dhe të Vlorës, Shehaj thotë se aktualisht është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve në afërsi të banesave dhe forcat zjarrfikëse spo monitorojnë zonën, duke u përhapur përgjatë gjithë perimetrit të zjarrit.