Top Channel/ Fier, polici plagos me armë zjarri 26-vjeçarin. Tentoi të hynte me makinë në koncert
28/12/2023 21:57

Një ngjarje e pazakontë u shënua në Fier mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku një polic plagosi me armën e shërbimit një 26-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në vendin e quajtur “Ish Globi”. Efektivi Shkëlqim Jahelezi ishte me shërbim dhe së bashku me kolegun e tij kishin bllokuar një segment rrugor për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve për shkak të zhvillimit të një koncerti që po mbahej aty. Por I riu Daniel Braçi, që po lëvizte me një makinë tip "Volksëagen" tentoi të kalonte në rrugën. Në momentin që polici Shkëlqim Jahelezi nuk e lejoi që të kalojë perimetrin e sigurisë, 26-vjeçari zbriti dhe e goditi me grushta duke I shkaktuar plagë të shumta në fytyrë e gojë. Në këtë moment, punonjësi policisë nxori pistoletën dhe hapi zjarr duke e plagosur në këmbë të riun Daniel Braçi. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë efektivi pasi mori ndihmë mjekësore u shoqërua drejt komisariatit dhe po merret në pyetje nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që po hetojnë dhe rastin. Mësojet se i plagosuri është me precedent penal. Me 31 gusht 2019, gjatë një konflikti mes dy familjeve, daniel braçi i mori armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë që ndodhej aty dhe hapi zjarr në drejtim të palës tjetër duke plagosur një person.

Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
Top Channel/ “Më ngacmoi të dashurën”, 39-vjeçari plagoset në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç
23/03 12:22
Top Channel/ Rritet bilanci tragjik në Drashovicë-Kotë, humb jetën edhe i plagosuri
23/03 12:19
Top News – Tatimet thirrje bizneseve. ‘Kemi të ardhurat nga Booking, paguani detyrimet’
23/03 11:47
DIGITALB DIGITALB