Në mesnatë, qindra besimtarë ortodoksë kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit. Metropoliti At Nikolla ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes së Krishtit. Qindra besimtarë janë afruar dhe kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës, çdo besimtar e merr atë në çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.