Tufa të tëra karkalecash kanë pushtuar sipërfaqe të pafundme tokash në zonën e Topojë Semanit. Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura bujqësore dhe foragjere janë të dëmtuara nga tufat e insekteve. Fermerët e zonës pohojnë se nuk është hera e parë, por këto pesë vitet e fundit tufat e karkalecave sa vijnë e shtohen dhe dëmet janë në masën e afro 45% të prodhimit të tyre që u shkon dëm. Fermerët kanë vënë në dijeni edhe drejtorinë e bujqësisë dhe kane kërkuar dezinfektimin e sipërfaqeve të tokës që sulmojnë më shumë karkalecat.