Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët në Fier kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimane të myftinisë kanë përcjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal nga Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, i cili ka uruar dhe përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë.