Shtatë trupa teatrore shqiptare ju bashkuan këtë vit edicionit të tretë të Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit në edicionin “Ndrek Luca”. Çdo vit festivali ka përzgjedhur për të nderuar një mjeshtër të skenës për të evidentuar arritjet skenike dhe prurjet në role. Ky edicion i vendosur në teatrin e restauruar rishtas të Gjirokastrës u çel me veprën e regjisorit Milto Kutali “Buzëqeshja e hidhur”. Drama e autorit Hysni Koka është interpretuar nga teatri i Gjirokastrës dhe solli për herë të parë në skenë prurje në aktorë të rinj ,të teatrit, që e priste rivitalizimin prej dekadash.