Maskat ishin gjëja e fundit në mendjen e qindra mijëra pelegrinëve që u grumbulluan ne qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak në ditën e Ashures, një nga datat me të shënuara të kalendarit shiit. Gjurma e pandemisë ndihej megjithatë në turmën e zhurmshme, që ishte më e vogël se miliona pjesëmarrësit e dy viteve më parë. Numri i të mbërriturve nga jashtë Irakut gjithashtu, ishte reduktuar. Por as sëmundja, e as frika e ndonjë akti terrorist nuk e frenuan kremtimin e atij që konsiderohet si “momenti përcaktues në lindjen e degës shiite të islamit”, besimi kryesor në Irak e Iran.