Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka uruar popullin shqiptar me rastin e festës kombëtare. Në pamundësi për tu gjendur në pritjen e posaçme me ministrat e kabinetit grek dhe trupin diplomatik të organizuar për këtë event prej ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, zoti Dendias i dërgon popullit shqiptar urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare.