Festat e fundvitit i gjetën shumë familje mes atmosferës festive dhe ngrohtësisë së shtëpive të tyre, por për disa të tjerë, realiteti ishte krejt ndryshe. Në Thumanë të Krujës, familja e Hava Lleshit e priti natën e ndërrimit të viteve duke lëvizur mes një kontejneri të vogël dhe shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. "Gjatë shtatzanisë kemi qenë në çadra, që na u ofruan nga një qendër dhe pastaj na u dha kontejneri nga një kishë dhe ishte banesa e shumëkërkuar dhe më e sigurta në ato momente për ne..."