Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion në zonën e Ish-Bllokut, duke vënë në pranga 11 persona, mes tyre administratorë dhe punonjës të disa lokaleve të natës, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, aktiviteti i paligjshëm dyshohet se zhvillohej brenda ambienteve të këtyre subjekteve. Me vendim gjykate janë caktuar gjithsej 11 masa sigurie, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar me “arrest në burg”, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.