Mesazhin e faljes së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës këtë herë ia kushtoi me fokus të veçantë familjes. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij drejtuar besimtarëve tha se familja është vetëm ajo e ngritur nga martesa mes një burri dhe gruaje dhe çdo nismë tjetër është goditje e familjes së shëndoshë. Tërnava shtoi se shoqëria kosovare është dëshmuar për tolerancë, por karshi nismave të reja sipas tij nuk duhet treguar indiferent.