Për të hedhur bazat e para të Agroturizmit në zonën e Devollit, bashkia e këtij qyteti ka nisur organizimin e festave lokale që promovojnë traditat e fshatrave të zones. Duke nisur me gatimet tradicionale, veshjet popullore të zonës, zahiretë e bëra në kushte shtëpie e mbi të gjitha vallet popullore ishin pjesë e organizimit në fshatin Ziçisht. Pjesëmarrësit në panair shprehen të kënaqur pasi panaire të tilla ndikojnë në rritjen e shitjeve për ta.