Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06/2025 19:44

Serbët në Kosovë të shtunën kremtuan festën e Vidovdanit. Nga mesha që u mbajt në Manastirin e Graçanicës, qytetarët serbë e vazhduan shënimin e betejës se Kosovës pranë monumentit të Gazimestanit. Sikur edhe përgjatë rrugës, Në hyrje të kompleksit ishin të vendosur policia e Kosovës, në kuadër të planit operativ për mbarëvajtjen e rendit. Të gjithë qytetarët serbë që hynin brenda rrethojave të monumentit kontrolloheshin nga zyrtarët nëse të njëjtët kanë me vete flamuj apo bluza me mbishkrime provokuese e ata që kishin, ktheheshin prapa. Megjithatë, thirrjet nacionaliste "Kosova është Serbi" e "Kosova zemra e Serbisë", e përcollën kremtimin në Gazimestan. Krahas këtyre thirrjeve e këngëve po ashtu me përmajtje nacionaliste, në Gazimestan u shpalosën edhe flamuj me mbishkrime që konsiderohen provokim e në kundërshtim me ligjin. Policia e Kosovës njoftoi se ka kryer shoqërimin e 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, kanë kryer nxitje urrejtje dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Autoritetet njoftuan se një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin për armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit. Lista Serbe dënoi këto ndalime nga policia e Kosovës. “Sot, Policia e Kosovës ndaloi më shumë se 15 serbë, vetëm sepse mbanin flamurin serb ose kishin simbole historike në rrobat e tyre. Midis të ndaluarve ka të rinj që festuan festën e kombit të tyre në mënyrë paqësore dhe me dinjitet”, është thënë në deklaratën e kësaj partie. Masat e shtuara të sigurisë këtë të shtunë erdhën pasi kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti një ditë më parë ngriti alarmin duke thënë se institucionet e sigurisë kanë informacione që Serbia do krijojë incidente në ditën e Vidovdanit. Serbët në Kosovë shënojnë Vidovdanin në kujtim të betejës mes serbëve e turqve 636 vjet më parë.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00