Prodhimi i verës për Pogradecin është një traditë e hershme ndaj çdo vjeshtë organizohet festa e verërave. Hapja e buteve të verës së prodhuar në mënyrë artizanale së bashku me gështenjat e pjekura janë dy nga elementët mikpritës të Pogradecit që sillen në vëmendje përmes kësaj feste dhe që synojnë të promovojnë traditën vendase.