Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, ditëlindjen e të Imam Aliut. Kjo është një ndër datat më të rëndësishme të bektashizmit, e njohur në të gjithë botën dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve këtu në Tiranë ishin mbledhur besimtarë të të gjitha moshave, ndërsa mesazhi i kryegjyshit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ishte për më shumë paqe dhe më shumë lumturi.